AKP

AKP e dorëzoi ndërmarrjen Agrokosova tek ish blerësi, pret vendim meritor nga Gjykata

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka dorëzuar përkohësisht ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding” tek ish blerësi, duke e respektuar kështu vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për masë të përkohshme ndaj vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të kësaj ndërmarrje.
Sipas Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për Ndërmarrjen e Re “Agrokosova Holding” Suharekë vendoset masa e sigurisë, ku Agjencia Kosovare e Privatizimit obligohet që Ndërmarrjen ta kthej te blerësi në gjendjen e mëparshme.

Edhe pse AKP më parë e ka bërë regjistrimin e të gjitha aseteve me komision pesë anëtarësh, me kërkesë të palës, për tri ditë me rradhë u bë regjistrim i sërishëm i të gjitha aseteve që kanë qenë te ndërmarrja e re “Agrokosova Holding dhe pas përfundimit të këtij procesi u bë pranim-dorëzimit i ndërmarrjes tek blerësi.

Si pjesë e pranim dorëzimit, AKP dorëzoi Aktvendimin e Kolegjit të Apelit për vendosjen e masës së sigurisë, Raportin e verifikimit dhe regjistrimit të aseteve, Raportin e Doganës për regjistrim të mallit, dokumentet e ndërmarrjes, vulën dhe çertifikatën e regjistrimit të biznesit me dokumentet dhe informatat tjera përcjellëse.

AKP shpreson se Gjykata në afat sa më të shpejtë do ta trajtoj padinë e palës ndaj AKP-së dhe do të merr vendim meritor në interes të publikut dhe pronës shoqërore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …