Vladimir Putin

Putin: Rusia do të reagojë nëse SHBA furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi

Duke komentuar paralajmërimet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden për furnizimin e Ukrainës me armë me rreze të gjatë veprimi, presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do të reagojë nëse SHBA furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi. Ai ka theksuar më tutje se dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të zvarritë konfliktin e armatosur për një kohë të gjatë. “Nëse ato furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte që nuk i kemi goditur ende” ka theksuar presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin për mediet ruse.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …