Sot shënohet çlirimi i Prishtinës dita kur më 11 qershor 1999 UÇK-ja ngriti flamurin kombëtar në kryeqytet

11 qershori i vitit 1999 shënon ditën e depërtimit të forcave të UÇK-së, të Zonës Operative të Llapit në Prishtinë

Më 11 qershor të vitit 1999, kishin depërtuar në periferi të Prishtinës forcat ushtarake të Zonës Operative të Llapit. Kjo ditë shënon edhe çlirimin e kryeqytetit të Kosovës nga forcat çlirimtare të vendit. Disa ditë më parë forca të caktuara guerile të UÇK-së, të njësitit BIA  kishin depërtuar në kryeqytet dhe kontrollonin e sulmonin forcat serbe që po përgatiteshin të tërhiqeshin nga Kosova dhe kryenin krime kundër banorëve të mbetur në Prishtinë. Dy ditë më parë ishte nënshkruar  nënshkruar marrëveshja e kapitullimit të Serbisë në Kumanovë  nga Majkel  Xhekson komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …