leoni

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Në mungesë të alternativave të qeverisë përballë gjendjes së rendë sociale, mbetet tërheqja e një pjese të parave të Trustit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në mungesë të alternativave nga qeveria dhe përballë gjendjes së renduar sociale, tërheqja e një pjese të parave të Trustit është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me këtë gjendje. “Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të shumicës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”. “Kjo nuk është betejë politike por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …