The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Gjykata Speciale publikoi raportin e punës për vitin 2021, duke vënë në pah “të arriturat”

Gjykata Speciale kundër UÇK-së publikoi raportin e punës për vitin 2021, duke vënë në pah “të arriturat”. Sipas këtij dokumenti, gjatë vitit 2021, gjykatësi i procedurës paraprake, gjykatësit e trupit gjykues I dhe trupit gjykues II, si dhe gjykatësit e panelit të Apelit, të ngarkuar me apelet e ndërmjetme, nxorën rreth 800 vendime dhe urdhra. Si e arritur në raport, përmendet fillimi i dy gjykimeve dhe i dy çështjeve të tjera që sipas dokumentit, po përparojnë në fazën e procedurës paraprake. “Në muajt mars dhe prill, u arrestua i akuzuari i tetë dhe u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë”, Dokumenti vë në pah se në vitin 2021, njëzet dëshmitarë, dëshmuan në mënyrë të sigurt përpara gjykatës dhe 30 viktima u pranuan të marrin pjesë në proces në tri prej çështjeve. “Po në të njëjtin vit, u mbajtën 67 seanca publike dhe u transmetuan në internet me përkthim simultan në tri gjuhët zyrtare të Gjykatës si dhe pati më shumë se 70 mijë shikime të faqeve të transmetuara”, saktëson raporti. Gjatë vitit 2021 u përkthyen 895 dokumente që përfshijnë më shumë se 12 mijë e 200 faqe”.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …