Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe ambasadorin e OSBE-së Michael Davenport

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe ambasadorin e OSBE-së Michael Davenport

Kryeministri. Albin Kurti, u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me të cilët diskutuan rreth iniciativës së krijimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në takim ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisha Mladenoviq dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, znj. Elizabeth Goëing. Kryeministri e falënderoi ambasadorin Kolly për ndihmën e Ambasadës zvicerane për përkrahjen dhe ndihmën për krijimin e kësaj Njësie, nëpërmjet së cilës do të sigurohet përkthimi i saktë i ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe do të shqyrtohen ligjet e mëhershme që nuk janë përkthyer saktë në të dy gjuhët zyrtare të Kosovës. Ambasadori Davenport ka përgëzuar kryeministrin Kurti për interesimin dhe angazhimin e tij personal për të siguruar përdorimin e gjuhëve zyrtare. Ai e ka mirëpritur punën e Komisionerit për Gjuhët brenda Zyrës së Kryeministrit dhe të arriturat e deritanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …