Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Prej disa javësh, një pjesë e Europës po përballet me temperatura shumë të larta dhe me zjarre.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë  shkruan se prej disa javësh, një pjesë e Europës po përballet me temperatura shumë të larta. Zjarret kanë shkaktuar qindra viktima dhe kanë djegur më shumë se 7.000 hektarë tokë.

Edhe tek ne janë paralajmëruar temperatura mjaft të larta në ditët në vijim. Këto temperatura mund të paraqesin rreziqe për zjarre pyjore dhe fushore, ashtu siç ka ndodhur edhe viteve të mëparshme, duke shkatuar dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi, si dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve të vendit.

Institucionet emergjente në Kosovë, si ato qëndrore (Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave), ashtu edhe ato lokale (Drejtoritë Komunale të Emergjencave), duhet që me kohë ti ngrisin kapacitetet njerëzore dhe logjistike, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm që të përballen me zjarret e mundshme fushore dhe pyjore.

Kontrolloni gjithashtu

Dhuna ndaj femrave

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten e bashkë me të edhe vëllai i saj

Edhe një grua rreth 30 vjeçe u vra të premten në Gjilan nga personi që …