leoni

Pandeli Majko

Në debatin për rezolutën në Kuvendin e Shqipërisë ka folur edhe deputeti socialist Pandeli Majko

Në debatin për rezolutën ka folur edhe deputeti socialist Pandeli Majko, i cili tha se këto kërkesa të Partisë Demokratike vinin në pikëpyetje qëndrimin e mëparshëm të shtetit shqiptar për këtë çështje. Majko tregoi se qëllimi i rezolutës të propozuar nga Partia Socialiste është ndërmarrja nga shteti shqiptar në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i veprimeve për rishikimin e Rezolutës së vitit 2011 për të ashtuquajturin “trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe në Kosovë”. Ai ka folur edhe për luftën në Kosovë, duke përmendur masakrat dhe dëbimin e gati një milion shqiptarëve të Kosovës. Në fjalën e tij, Majko duke përmendur krimet serbe në Kosovë, tha se nuk e ka kuptuar pse shqiptarët i bashkon lufta dhe i ndaj paqja. “Ajo që ndodhi me shqiptarët në Luftën e Kosovës do ta kishte zili historia e çdo kombi. Pavarësisht kësaj, nuk e kam kuptuar pse na bashkon lufta dhe na ndan kaq egër paqja? Pse e kemi të vështirë të bashkohemi në kujtimin e fitoreve të tilla kombëtare? Pse vlerësojmë të huajt, dhe shpallim tradhëtinë si “cilësi” kombëtare?”, ka thënë Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …