Sot, në orën 17.00, në fshatin Kosinë të Ferizajit, varroset, Shaqir Jashari

Sot, në orën 17.00, në fshatin Kosinë të Ferizajit, varroset, Shaqir Jashari

Sot, në ora 17.00h, bëhet përcjellja e SHAQIR JASHARIT, për botën e amshueshme! Varrimi bëhet në Kosinë të Ferizajit!

Shpirti yt pushoftë i qetë, o Baci vëlla, kështu na pate mësuar që të thrrisnim! Ishim barrë gjatë gjithë jetës, që të ramë hise, me na mbaje e rritë, sepse vëllau yt i madh, HAMDIU (babai ynë), vdiq shumë heret, e ne na la në moshë të re. Ti ishe edhe prindi edhe kujdestari ynë! Na vizitove, shumë shpesh në ditët e krenarisë, aty ku luftohej për jetë ja vdekje!  Sa herë takoheshim lotët të rridhnin  nga gëzimi, që më në fund, ne ishim gati të vdisnim për liri! Po ti xhaxha i dashur   shijove lirinë, por gati qe një dekadë, nuk e përjetove, nga dhimbjet që trupi yt u atakua nga një sulm  në tru!  Vazhdimisht, thoshe  se, Kosovën e dua më shumë se si ç’ është kështu! Tani në prehrin  e saj pusho i qetë! ( Ruzhdi Jashari)

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …