Gjeneral, Daut Haradinaj, bashkë me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si eprorit të lartë të luftës në Kroaci, Agim Çeku, gjatë ditës së sotme kanë qëndruar në Knin me rastin e 27-vjetorit të fillimit të operacionit Stuhia (Oluja). Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi ku ka shkruar se: Sot ndodhemi në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 vjetësh filloi operacioni për dëbimin e armatës serbe nga Kroacia. Është ndjenjë e veçantë të jesh i pranishëm bashkë me luftëtarët kroatë, të cilët e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit, shkroi Haradinaj. Të shtojmë me këtë rast në në Luftën Atdhetare të Kroacisë kanë marrë pjesë më shumë se dy mijë luftëtarë dhe eprorë të lartë shqiptarë, në mesin e tyre kanë rënë edhe shumë dëshmorë.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore
Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …