Behxhet Pacolli

Behxhet Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, dëshiron ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë, me njerëz punëtorë e pragmatikë. Megjithatë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, z Pacolli theksoi se kësaj Qeverie po i mungojnë idetë zhvillimore,  kuadrot, eksperienca dhe dituria. Sipas tij, kjo Qeveri do të ishte një Qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte pro aktive. “Unë nuk kisha dashur që Qeveria e Kosovës të rrëzohet. Unë kisha dashur ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë. Kisha dashur të shoh Kosovën me njerëz punëtorë me njerëz pragmatik. Unë nuk kisha me thënë është një qeveri e fortë që është dinamike”. Albin Kurti e ka shumicën dhe mund t’i qoj gjërat përpara në mënyrë fantastike. Por po shoh se Qeverisë i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti. E këta njerëz nuk po i shoh në Qeverinë Kurti”, tha Behxhet Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …