Brickos

Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

Ago Nezhaj: Kryetar Meta e sekretar Ylli, ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit

Pas pesë vjetësh përpëlitjesh u largua nga posti i presidentit Ilir Meta, me krahë të lehta. Iku, po la pas kujtime që nuk “vdesin” kurrë, duke u krenuar se unë jam burrë, jam Skrapalli, që nuk më del para njeri, se e fshi, e për të mos marrë sy, si kripa në ujë u shkri. Sa qe president, foli e çfarë nuk foli, shembuj heroizmi e trimërie solli, duke kërcënuar se unë jam Vojo Kushi e Mic Sokoli.

Megjithëse mazhoranca e paditi për shkarkim, u tregua “trim”, pa lagur doli si përfundim. Është i vetmi president që do mbahet mend për dekorata me lopata dhe deklarata me sfurqe e sopata, duke ecur në gjurmët e mikut të tij të ngushtë “non grata”. E mori partinë, që ja la trashëgim për pesë vjet zonjës Monika dhe u kthye në krye të partisë po me një emër tjetër, që të merr “frika”. Partinë familjare të trashëgimisë, të LSI-së, e quajti “ Partia e Lirisë”, që t’i kthejë buzëqeshjen Shqipërisë, bashkë me “Foltoren” e Salisë.

Tani që e mori partinë Iliri, do shkëlqejë nga floriri, janë në garë me Saliun, kush është më i miri. Në opinionin shoqëror, duket pak komike, që sot kemi “Foltoren në vend të Partisë Demokratike dhe “Partinë e Lirisë”, në vend të “LSI-së”, por ky është fati i Shqipërisë dhe fundi i komedisë. Në politikë, si dy vëllezër siamezë janë rritur dhe pse akuzohen për spiun të stërvitur, bashkë janë përgatitur dhe në kupolën e pushtetit janë ngjitur. Për presidentin Meta populli shqiptar është “Krenar” , jo vetëm për trimëritë e tija që s’kanë kandar dhe të sharë dhe s’ka më për t’i parë, se dekoroi të mençur e të marrë, duke bërë Pazar,.s’mbeti shqiptar dekoratë pa marrë. “Mjeshtrat e vegjël” i bëri “mjeshtra të mëdhenj”, “turpin e kombit” e bëri “ nderi i kombit”. Të dekoruarit janë në mazhorancë, ndërsa të pa dekoruarit në minorancë, të tjerët janë vakancë.

Presidentit legjendar i ka dhembur koka, sa që dekoratat i ktheu në qoka, i ka parë me largpamësi, ky është kontigjent elektorati për LSI. Presidenti ynë i “nderuar”, nuk ka përtuar për të dekoruar, shumë persona që se kanë merituar dhe me zgjuarsi i ka motivuar, luftëtarët që kanë luftuar. Luftëtarëve për liri, në luftërat me Greqi e Turqi, në luftën e Tanzimatit, Dervish Ali Dukatin, Presidenti nuk mungoi me dekoratën “Naim Frashëri” e dekoroi. Po Dervish Aliu, nuk ishte mësues letërsie, por luftëtar lirie, por presidentit kështu i ka hije, se fyellit në një vrimë i bije. Shumë të dekoruar kanë qenë të pa propozuar, nga asnjë institucion i autorizuar, por presidenti i ka motivuar duke i fallcifikuar. Propozimet e Shoqatës Labëria, nuk i ka aprovuar, por në emër të shoqatës Labëria ka dekoruar, duke abuzuar dhe kur kemi biseduar, janë justifikuar se organizatat e fshatrave i kanë propozuar.

Presidencës nuk i mungon kultura, se dihet, që për dekorime janë përcaktuar nomenklatura dhe janë ngritur struktura,që duheshin respektuar, por presidenca jonë e “nderuar”, i ka neglizhuar dhe sipas dëshirës së njëshit ka vepruar. Kandidaturat e propozuara nga Shoqata Labëria kanë qenë gazetarë e shkrimtarë, që tituj të lartë kanë marrë, por nga presidenti në konsideratë s’janë parë. Presidenti jonë i “lënduar”, nuk ka harruar, edhe pse të nesërmen ishte duke u larguar, korifeun e letrave shqipe ka dekoruar. Jam befasuar, kur më kanë lajmëruar, për të asistuar, se pak orë që presidentit i kanë “tepruar”, Të madhin Dritëro Agollin ka dekoruar, kur të nesërmen ishte duke u larguar, mbas dite në orët e vona ceremoninë ka organizuar. Dritëroin e ka dekoruar populli shqiptar, për madhështinë, modestinë si njeri, e talentin e tij të rrallë si shkrimtar. Ishte një lajthitje, harresë, apo sajesë e stilit presidencial, që me dinakërinë e tij nuk të fal, bën dekorime për kapital, pasi e ndien veten në hall.

Presidenti ynë i “nderuar”, u largua i pikëlluar, se mos ka ngelur ndonjë militant pa u dekoruar. Dekoratat janë zhvlerësuar, sa që mëndja më ka shkuar, kush është dakord për t’u bashkuar me mua, për solidaritet i dua, t’i djegim dekoratat para presidencës, për t’i dhënë një përgjigje prepotencës dhe arrogancës presidenciale, se dekorimet ngjajnë me karnavale, tepër banale. Presidenti Meta e sekretar Ylli do mbahen mend gjatë në kujtesën e publikut si kavalier, që s’lanë shqiptar pa i bërë nder. Presidenti Meta e sekretar Ylli, ikën të penduar, pa dekoruar dhe kafshët e pyllit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …