Partia FJALA reagon kundër mësimeve anti morale në librin e Biologjisë të klasës së 6-të

Partia FJALA reagon kundër mësimeve anti morale në librin e Biologjisë të klasës së 6-të

Në reagimin e Partisë FJALA, thuhet: Kërkojmë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  që ta largojë pjesën e tekstit në librin e Biologjisë të klasës VI në faqen 129 e botuar nga shtëpia botuese Dukagjini. Ky tekst  i cili nuk i përshtatet as moshës së fëmijëve e as traditës tonë kombëtare dhe fetare, është kundër familjes, kundër të ardhmes. Në njërën anë teksti flet për riprodhimin e njerëzimit, ndërsa në anën tjetër flet për personat me seks të njëjtë, gjë që bie ndesh me riprodhimin njerëzor, flet kundër familjes. Partia FJALA, duke u mbështetur në politikën tonë konservatore shprehet kundër që të mësohet  ky tekst i cili mbështet këtë kategori njerëzish, të cilët destabilizojnë shoqërinë dhe shkatërrojnë familjen. Ky tekst nuk  të jetë  pjesë e një libri obligativ për fëmijët  tanë në shkolla,  e aq më pak  në këtë moshë.

Partia FJALA reagon kundër mësimeve anti morale në librin e Biologjisë të klasës së 6-të

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Me zemrën zjarr e me pushkë në dorë, Agroni nuk u ndal asnjëherë për çlirimin dhe të drejtat e popullit tonë të robëruar

Komandanti Agron Rrahmani – Naseri, Heroi i Kosovës dhe i tërë kombit tonë, mbetet pishtar …