PDK: Me gratë në vendimmarrje, shëndetësia bëhet prioritet

PDK: Me gratë në vendimmarrje, shëndetësia bëhet prioritet

Dje në Prishtinë, gjatë punimeve të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, në panelin “Gratë dhe Shëndetësia”, të cilën e moderoi Ilir Kurtishi, ndërsa paneliste ishin Floreta Zejnullahu, Rina Limani, Aurora Osmani-Buça, Adelina Shehu-Kola, Merrushe Ahmeti, diskutuan rreth kësaj teme të rëndësishme të lidhur me gjithëpërfshirjen e grave në këtë sektor esencial të mirëqenies.

Pasi prezantoi pjesëmarrëset në panelin e diskutimit, dr. Ilir Kurtishi theksoi vlerën e secilës pjesëmarrëse të panelit në shëndetësi, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe përkujdesjen primare shëndetësore.

“Shëndetësia po kalon sfida, të gjithë bashkë duhet të japim kontributin tonë, edhe si ekspertë, edhe si opozitë. Ne duhet të punojmë që pacientët tanë të mos dalin jashtë vendi, aq më keq, të mos dalin jashtë vendi edhe specialistët, truri i shëndetësisë së Kosovës”, ka thënë Kurtishi.

Dr. Rina Limani, si ish drejtoreshë dhe kuadër akademik në Fakultetin e Mjekësisë, foli për interesimin e vajzave për Fakultetin e Mjekësisë.

“Raporti 50/50 shumë i mirëseardhur kur flasim për barazinë. Numri më i madh i aplikantëve në Mjekësi janë gra, numri më i madh i studentëve në mjekësi, janë gra, që punojnë më së shumti në këtë lëmë, janë gra. Kjo është kënaqësi, sepse, gratë janë shumë ambicioze për të qenë pjesë e shoqërisë”, theksoi dr. Rina Limani dhe shtoi brengën që e pret një grua, mjeke, pasi diplomon në mjekësi.

Në diskutimin e saj, Floretë Zejnullahu, deputete dhe farmaciste, foli për iniciativat e PDK-së në Kuvend, për përmirësimin e kushteve në shëndetësi.

“Gratë janë pjesë e rëndësishme e PDK-së, qëndrimi programatik “Bashkë! 50/50” është shumë i qëlluar”, theksoi Floret2 Zejnullahu, duke cekur se bashkë, burra e gra janë pjesë e historisë së re të Kosovës.

“Edhe si Grup parlamentar, edhe si Komision që merremi me shëndetësi, kemi dërguar disa ligje, theksoi  Zejnullahu duke veçuar punën e madhe që bëri ish ministri Uran Ismaili.

Në deklarimin e saj, Aurorë Osmani Buça, fillimisht përshëndeti formatin e takimit të PDK-së që flet për shëndetësinë dhe mirëqenien.

“Përkujdesja paliative mbulohet vetëm nga një ekip”, theksoi ajo, duke synuar që të përmirësohet ky segment i mjekësisë primare.

Ndërsa Adelina Shehu-Kola diskutoi për shëndetësinë primare në Gjakovë, duke theksuar se të arriturat e shëndetësisë janë të lidhura me punën e ish ministrit Ismaili, për mjekësinë primare.

Sfidat e mjekësisë primare janë të lidhura me kancerin e gjirit dhe shtrirjen rurale të përkujdesjes shëndetësore, ndërsa sfidat e diagnozave të grave nuk janë të lehta, theksoi Adelinë Shehu Kola dhe shtoi se të arriturat janë të mëdha në mjekësinë primare të Gjakovës.

Në fjalën e saj, Merrushe Ahmeti, psikologe, sociologe, psikologe pozitive, drejtoreshë e Departamentit të Shëndetësisë në Viti, foli për mirëqenien e gruas.

“Mirëqenia fizike dhe emocionale, është e rëndësishme dhe e pandashme. Ajo ka rrole të shumëfishta. Kur ajo nuk ka mirëqenie fizike e emocionale, nuk ka arritje në shoqëri as përparim”, theksoi ajo, dhe foli për rëndësinë e kushteve ekonomike, infrastrukturën për jetë normale dhe kontrollin mjekësor.

Dr. Kurtishi e përmbylli takimin me mesazhin rreth nevojës për të dhënë kontribut secili që ka mundësi dhe mandat që shëndetësia të bëhet më e mirë për qytetarët tanë.

 

Kontrolloni gjithashtu

RrGK publikon Raportin Analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”  

RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh një shqetësim të madh në lidhje me denimin …