leoni

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Migrimi i fuqisë punëtore drejt vendeve të BE-së, sfidë pa zgjidhje për Kosovën

Të rinjtë e vendit tonë  me sy nga shpresa e me mendje nga ambasada. “ Rinia cilësohet si kapitali më i rëndësishëm i zhvillimit të një vendi normalisht po flasim në suaza të funksionimit të një vendi normal. Sot rinia kosovare  ka shkallën më të lartë të papunësisë në rajon me 26.8%, mirëqenie të ulët, sistem arsimor të degraduar të cilat në kuptimin e plotë të fjalës e bejn të pamundur projektimin e të ardhmes se tyre në Kosovë. Sipas një analize të bërë në vitin 2020 111.061 apo në përqindje 32.7%  të rinj që janë të shkëputur komplet nga tregu i punës duke marrë parasysh tre indikator (edukimin, punësimin, trajnimet). Problemet e shumta si në fushën e arsimit, shëndetësisë, problemet socio-ekonomike (papunësia, varfëria, niveli i ulët i mirëqënies, kosto e lartë e jetesës, sektori privat i brishtë, paga të ulëta, mungesa e kontratave, siguria në punë etj) janë indikatorë që duhet lexuar me saktësi nga institucionet relevante dhe të ndërmerren masa për përmirësimin e këtyre problematikave në të kundërten do të jetë vonë. Proklamimet e kësaj qeverie që kemi rritje ekonomike më të madhe në këto 20 vitet e  fundit, hapja e mbi 10000 vendeve të reja të punës po del të jetë më tepër për konsum të brendshëm politik sesa realitet.

Se sa ka ndikuar kjo qeveri në kthimin e shpresës dhe se sa besojnë të rinjt; në tregun e punës së Kosovës, indikator është numri i aplikimeve për vizë pune në ambasadat e huaja. Mbi 61 mij kosovarë leshuan vendin dhe kjo tregon qartë faktin e përmasave “eksodit” të fuqisë punëtore të Kosovës drejt vendeve të BE-së. Mobiliteti i madh i kësaj fuqie punëtore do ta shtyjë Kosovën në një krizë të madhe socio-ekonomike  duke pamundësuar kështu një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe duke krijuar hendek të madh në tregun e punës nëpër profesione të caktuara. Aplikimi i politikave aktive të tregut të punës dhe krijimi i nje sistemi kompaktibil të arsimit me nevoja e tregut të punës janë domosdoshmëri .Kosova po zbrazet e fajin e kemi të gjithë për prodhimin e “Virusit” i njohur si “humbja e shpresës” mbi 95 % e të rinjëve e shohin mundësi  reale migrimin  për një të ardhme më të mirë. “E ardhmja e Kosovës në këtë trend aktual është një enigmë”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …