Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, Berat Duraku, ka mirëpritur ekipet e FSK- së, të cilat kanë zbarkuar me makineritë e tyre për të mundësuar kështu pastrimin dhe hapjen e disa përrenjve problematik. Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën e Rahovecit, ekipet e FSK-së, do të ndërhyjnë me makineri për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë. Drejtori Duraku e ka falënderuar FSK-në, për gatishmërinë dhe ndihmën ndaj komunës së Rahovecit, në këto ditë jo pak të vështira!

 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					