Brickos

BE-ja shprehet pak e shqetësuar pasi Serbia pa e pyetur Brukselin nënshkruan marrëveshje me Rusinë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, pasi këto dy shtete nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e politikës së jashtme. Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se kjo marrëveshje ka ardhur në kohën kur Rusia po vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe çdo ditë “po e shkel të drejtën ndërkombëtare, forcat e saj po kryejnë krime ndaj civilëve e në pjesë të okupuara (të Ukrainës) po organizon referendume ilegale”. Nëse në këto rrethana shohim se ministri i Jashtëm i Serbisë nënshkruan marrëveshje, me të cilën pajtohet për konsultime me shtetin që kryen akte të tilla, atëherë kjo është shenjë se Serbia po i forcon raportet me Rusinë. Dhe kjo ngreh shqetësime serioze. Raportet me Rusinë në këtë nuk mund të jenë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Këto ne i marrim shumë seriozisht pasi  Serbia ka deklaruar se qëllim strategjik ka integrimin në bllokun evropian. Andaj  edhe “ky vendim i Serbisë do të duhej të nënkuptonte bashkëpunimin dhe përafrimin me BE-në në çështje të politikës së jashtme tha Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …