Kryekuvendari, Glauk Konjufca priti në takim Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë

Kryekuvendari, Glauk Konjufca priti në takim Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë

Kryetari i Kuvendit, Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, deputeti Mefail Bajçinovci dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim një delegacion të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Marek Zhenishek me ç’rast diskutuan për zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike. Glauk Konjufca çmoi lart raportet miqësore dhe theksoi se fuqizimi dhe zgjerimi i partneritetit dypalësh mbetet prioritet yni. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen që Republika e Çekisë i ka dhënë Republikës së Kosovës në proceset e saj të shtet-ndërtimit dhe integrimit euroatlantik. Na gëzon fakti që mbështetja e fuqishme e procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor qëndron lartë në prioritetet e Presidencës aktuale çeke të BE së, theksoi kryetari Konjufca, duke kërkuar po ashtu që procesi i stërzgjatur i liberalizimit të vizave për qytetarë tanë të jetësohet sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …