Kryetari Haliti nënshkroi memorandumin e mirëkuptimit me GIZ-in gjerman

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit, lansimin e bashkëpunimit ndërkomunal me GIZ-in gjerman, i cili është pikë hyrëse në procesin e hartimit të Planit Regjional për Menaxhimin e integruar të Mbeturinave, përmes Bashkëpunimit Ndër-Komunal, në përputhje me legjislacionin vendor në fuqi dhe me standarde Evropiane, si dhe objektivat e Strategjisë së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave (2021- 2030).

Përmes kësaj strategjie, menaxhimi i mbeturinave do të bëhet pa rrezikuar shëndetin publik, pa dëmtuar mjedisin, si dhe pa rrezikuar ujin, tokën, bimët dhe kafshët, pa shkaktuar pengesa përmes zhurmës apo aromave dhe pa ndikuar në rrethin dhe vendet, me interes të veçantë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …