Amerika nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur katër territoret që i ka aneksuar nga Ukraina

Amerika nuk beson se Rusia do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur katër territoret që i ka aneksuar nga Ukraina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë informacione se Rusia po përgatitet me qëllim për të  përdorur armë bërthamore, pavarësisht retorikës kërcënuese lidhur me përdorimin e tyre nga kryetari i Risisë, Vladimir Putin. Ne i marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them se nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor, dhe nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine  Zhan Pjer për gazetarët. Më 30 shtator, Putin la të kuptohet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territoret ukrainase që pretendoi se i ka aneksuar. Ukraina dhe shumë shtete perëndimore  kanë thënë se nuk do të njohin vendimin e Putinit për aneksimin e Hersonit, Donjeckut, Luhanskut dhe Zaporozhjas. Ky vendim i Putinit u kumtua pasi në këto katër rajone ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse, Rusia mbajti referendume të rreme.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …