leoni

Volodymyr Zelensky: Lufta po rikthehet në territorin e Rusisë, kjo është e pashmangshme dhe plotësisht e drejtë

Volodimir Zelenski korrigjon fjalimin e tij: Perëndimit i kam thënë përdorni goditje parandaluese, jo sulme kundër Rusisë

Kryetari i Ukrainës, Volodimir  Zelensky, tha se zyrtarët rusë kanë filluar përgatitjet lidhur me  përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por shtoi se ai nuk beson se Rusia është gati t’i përdorë ato. Në një intervistë për BBC, presidenti Zelensky mohoi të ketë nxitur sulme ndaj Rusisë, duke pretenduar se një vërejtje e mëparshme iu ishte përkthyer gabimisht. “Duhet të përdorni goditje parandaluese”, tha ai, duke iu referuar sanksioneve, “jo sulmeve”. Në javët e fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në një kundërofensivë të suksesshme që ka detyruar trupat ruse të braktisin pozicionet e mbajtura prej kohësh. Pavarësisht çka thotë Zelenski dhe mbështetjes së fjalëve të tij të mëdha nga mediet poltrone të vendeve të perëndimit, kryetari  i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë me forcë dhe i ka shpallur të pavarura  nga Ukraina  katër territore, që përbëjnë 15 për qind të territorit të këtij vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …