Gabriel Escobar: Erdha të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës

Gabriel Escobar, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, njëherësh i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë sot se vizita e tij në Prishtinë ishte formë e mbështetjës për aspiratat euroatlantike të Kosovës. Emisari i SHBA-ve, shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. “Erdha të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe mënyrat për ta thelluar këtë partneritetin përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai. Escobar dhe Osmani nuk kanë pranuar pyetje nga gazetarët të cilët ishin të pranishëm në konferencë, duke mos dhënë kështu detaje të tjera rreth dialogut Kosovë-Serbi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …