Brickos

Fadil REXHA: Humori serbosllav banal i Lecit  Xhekit  Stupcave 

RKL: Stupcat i paskan grahur me hajni, madje edhe brenda “trojkës”, së mashtrimit e korrupsionit

Treshja e quajtur Stupcat, (stupido-stupcat) nuk paskan qenë vetëm emitues, gjuhë-dalë, përveç  të pagëdhendur  dhe amoralë por edhe pareli më të mëdhenj se të gjithë komandantët, të cilët aq fortë janë pacifikuar  e pasivizuar, aq sa disa prej tyre edhe kënaqen duke shikuar videot e këtyre lapërdharëve të poshtër e të pafytyrë, duke shitur video kë vihet në lojë edhe ish zëdhënësi i UÇK-së, ish kryekuvendari  dhe kryetari i Kosovës, Jakup Krasniqi, tani në Gjykatën e Hagës.

Se stupcat janë meritorë për stupca shpinës deri sa të bien përtokë, kjo nuk do koment, por edhe stupci zhytet por të prekë këta tre pisa, pa asnjë grimë morali njerëzor.

Kjo treshe e quajtur humoristike, më së paku ka humor në temat që i ka trajtuar. Në skecet e këtyre keqanëve ka ngëdheshje të fytyrës, mimikë, gjestikulime perverse, brithma, hakërrimë, shtrembërime të gojës dhe përgjithësisht gjeste të njerëzve me të meta fizike e psikike. Emetimi i tyre mund të ngjallë kërshërinë e  fëmijëve  dhe disa të tillëve  që gjatë tërë jetë kanë mendje fëmijësh, në kuptimin e ngecjes së zhvillimit fizik e mendor  dhe kurrsesi të fëmijëve normalë.

Dhe ky tresh horrash, me prodhimin e “artit” të vet grumbullon  dhjetëra milionë euro, që pastaj  kjo shumë e fituar në mënyrë të pandershme, duke prekur madje edhe nderin, e respektin e njerëzve më meritorë të kombit atdheut. Ky pasurim me shuma marramendëse parash me gjuhë rruge me sharje e fyerje, bëhet mollë sherri mes trojkës, pasi secili kërkon të zhvat më shumë se tjetri, duke u shfaqur në pozitën të njerëzve, rolet e të cilëve i kanë luajtur në skecet e tyre.

Tani këta keqanë skeçesh  do të nxjerrin video kundër njëri tjetrit, duke emetuar njëri-tjetrin, duke akuzuar njëri tjetrin për hajni, zhvatje dhe po të kishte shtet ligjor të tre këta sharlatanë do të përfundonin nëpër burgje, por në mungesë së Shtetit, këta si mijëra të tjerë do të mbesin të pandëshkuar.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …