Analfabetizmi

Kosova mban vendin e parë në rajon për analfabetizëm

Kosova mban vendin e parë në rajon për analfabetizëm. Në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011 në Kosovë kanë dalë rreth 55 mijë persona, ose 4,8 për qind e popullit analfabet të deklaruar.  RTK ka trajtuar këtë temë, që sipas gjetjeve rezulton se shkalla e analfabetizmi funksional në Kosovë lidhet ngushtë me braktisjen e shkollimit. Në arsimin e obliguar braktisja e shkollimit në nivel vendi është 0.05 për qind. Më e theksuar është te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Shkak për këtë janë kushtet socio-ekonomike. Edhe pse Kosova ka ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, në këtë rast vihet në pikëpyetje zbatimi i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …