Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka vizituar krerët e UÇK-së, në Hagë

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe kryetari shumëvjeçar i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se i ka vizituar krerët e UÇK-së, në Hagë. Ai ka thënë se ata i gjeti mirë, të mbushur me idealizëm e të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së. Mund të jem pajtuar apo të mos jem pajtuar me njërin apo tjetrin për konceptet partiake e të qeverisjes, por është e pamohueshme trimëria dhe kontributi i tyre në mbrojtjen e popullatës në zonat më të ashpra të luftës dhe zëdhënien për masakrat çnjerëzore nga ushtria dhe shteti i Millosheviçit. Isa Mustafa ka thënë gjithashtu se s’mund të mohohet as roli i tyre pas lufte, në ndërtimin e shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës. Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së  dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli  e  Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë. Është i pamohueshëm edhe kontributi për paqe në Konferencën e Rambujesë, në transformimin e UÇK-së menjëherë pas lufte, në negociatat e Vjenës për  shtet të pavarur, në shpalljen e pavarësisë  dhe në ndërtimin e institucioneve  demokratike. Uroj që nga ky proces, që u iniciua nga konstruksionet e rrejshme ruse-serbe në Raportin e Dick Martit,  të fitojë drejtësia, ka shkruar me tjerash Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …