Lëvizja Vetëvendosje ka shkarkuar Visar Korenicën nga pozita e koordinatorit të Qendrës së Vetëvendosjes, në Rahovec

Lëvizja Vetëvendosje ka shkarkuar Visar Korenicën nga pozita e koordinatorit të Qendrës së Vetëvendosjes, në Rahovec

Lëvizja Vetëvendosje ka shkarkuar Visar Korenicën nga pozita e koordinatorit të Qendrës së Vetëvendosjes së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë, pikë kjo që gjendet në projekt Kodin e ri Civil. Lajmin e ka konfirmuar vet deputeti i Visar Korenica. Ai tha se është shkarkuar për shkak të qëndrimit që ka për projekt-Kodin Civil. “Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil, qëndrim ky që edhe dihet tashmë për publikun”, ka thënë shkurt Korenica për Metron. Në mbledhjen e mbajtur në  Rahovec ishte i pranishëm edhe koordinatori i qendrave në Vetëvendosje, Valon Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …