Gjashtë të vrarë dhe 53 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll

Sot në Stamboll ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm me pasoja fatale. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në sheshin Taksim të Stambollit. “Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë  dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë” ka theksuar presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Agjencia shtetërore të lajmeve, Anadolu, njofton  se pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje ndërkohë që të plagosurit po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …