Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi takoi përfaqësuesit e partive liberale, që udhëheqin qeveritë në Holandë dhe në Belgjikë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi takoi përfaqësuesit e partive liberale, që udhëheqin qeveritë në Holandë dhe në Belgjikë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot përfaqësuesit e partive liberale, të cilat udhëheqin qeveritë në Holandë dhe Belgjikë. Ai  është shprehur se partitë VVD dhe D66 në Holandë dhe Open VLD në Belgjikë janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, anëtare e së cilës synon të bëhet edhe Partia Demokratike e Kosovës. Në ditën e parë të vizitës sime zyrtare, zhvillova takime të frytshme me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës, në kuadër të forcimit të raporteve tona bilaterale partiake. Në Holandë takova partitë VVD dhe D66, dy nga partitë më të mëdha që përbëjnë qeverinë e këtij shteti. Ndërkaq, në Belgjikë takova përfaqësuesit e Open VLD, partisë që udhëheqë me qeverinë belge. Të tri këto parti janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, anëtare e së cilës synojmë të bëhemi edhe ne si PDK”, shkruan Krasniqi. Në këto takime, PDK ka marrë mbështetje nga liberalët e BE-së për vizionin e ri të saj për të qenë pjesë e familjes së partive liberale. Kryetari  i PDK-së, Memli Krasniqi po qëndron në vizitë zyrtare, ku gjatë tërë javës, në Bruksel e Uashington do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …