Jeffry Hovenier

Hovenier, kërkoi nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë fillimin e shqiptimit të gjobave për serbët me targa të paligjshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë fillimin e shqiptimit të gjobave për qytetarët që kanë makina me ato targa dhe  që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara, për shkak se  liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i mundësuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje, ka saktësuar  në deklaratën e tij  për medie ambasadori amerikan në Prishtinë, Xhefri  Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …