Prokuroria e Shtetit

Shoqata e Prokurorëve kërkoi anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve

Shoqata e Prokurorëve kërkoi  anulimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve. Po ashtu, kjo shoqatë përkrah vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës të marrë dje në takimin e vetë të jashtëzakonshëm për reduktimin e punëve të prokurorive vetëm me shërbime esenciale, për pezullimin e të gjitha format të bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe për veprimet tjera të që parasheh vendimi i KPK-së. Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka njoftuar se në koordinim me Këshillin Prokurorial të Kosovës do të ndërmerr veprime konkrete për kontestimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të prokurorëve, përmes rrugëve ligjore dhe organeve gjyqësore vendimmarrëse. “Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe shkeljet e mundshme të dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për hapat lidhur me këtë çështje opinioni do të njoftohet me kohë”, ka njoftuar Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …