Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se shteti i tij nuk është i interesuar ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se shteti i tij nuk është iinteresuar ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka bërë të ditur se rekomandimet e Parlamentit Evropian për Serbinë kërkonin gjithashtu një njohje reciproke me Kosovën, por kjo sipas tij është mbajtur e fshehur nga publiku. Kreu i shtetit serb foli edhe për sanksionet ndaj Rusisë. Ai shtoi se është në gjendje që ti marrë vetë vendimet e tij dhe e di se çfarë nevojash ka vendi duke ditur varësinë e Serbisë ndaj gazit rus. “Nuk ka të bëjë vetëm me sanksionet. E di që ka një pjesë të publikut që do të donte të disiplinonte presidentin dhe qeverinë dhe të na shpjegonte se ne duhet të vendosim urgjentisht sanksionet sepse është në interesin më të mirë të vendit tonë. Ndërsa çdo gjë tjetër është një politikë e keqe për Serbinë që do të na lërë pa rrugën drejt BE-së. Por ata e anashkaluan pjesën që thoshte se ne duhet ta njohim Kosovën si të pavarur, ndaj po kërkoj të gjithë ata njerëz që duan të flasin me ne për qëllimet e mira të dikujt, pse po e fshehin këtë. Një pjesë e opinionit politik dhe mediatik po e fsheh këtë nga publiku sepse në të kundërtën do të ishte e qartë se çfarë i dëshironin realisht Serbisë, eurodeputetët e tillë dhe do të kuptohej më mirë qëndrimi i Serbisë dhe lidershipit të saj shtetëror. Prandaj duhet të të jetë i fshehur”, tha Vuçiç.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …