leoni

Qytetarët të pakënaqur me qeverisjen e Lutfi Hazirit në Gjilan

Përfaqësues të degës së PDK-së në Gjilan janë shprehur kritik ndaj trendëve të qeverisjes së komunës nga ana e kryetarit, Lutfi Haziri. Sipas tyre, Gjilani ka mbetur pa kryetar, pasi që ai po merret me punë të kota dhe në dëm të qytetarëve. Zyrtarë të PDK-së në Gjilan, duke u mbështetur në raportet e UNDP-së, USAID-it dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë nënvizuar pakënaqësinë e madhe të qytetarëve me performancën e pushtetit lokal në Gjilan. Asamblisti i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti ka paraqitur disa statistika që flasin për rritje të pakënaqësisë së qytetarëve me udhëheqjen e komunës nga LDK. Qytetarët e Gjilanit, sipas këtij hulumtimi kanë shprehur nivel të lartë të pakënaqësisë me punën e kryetarit të komunës, ku sipas këtij raporti 75.5% prej tyre e vlerësojnë negativisht punën dhe angazhimin e Lutfi Hazirit, por edhe puna e Kuvendit Komunal për vitin 2015 është vlerësuar jashtëzakonisht keq nga 49.8% e qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë asambleisti, Rashiti. Duke krahasuar kohën e qeverisjes së Gjilanit nga Qemajl Mustafa, ai ka thënë se komuna e Gjilanit ka dështuar në dhënien e shërbimeve për qytetarët dhe për bizneset e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …