leoni

KFOR-i, ende nuk i ka kthyer përgjigje Serbisë rreth kërkesës për dislokimin e trupave serbe në Kosovë

Shefi i ushtrisë serbe, Mojsiloviq  është afruar te kufiri me Kosovën me urdhër të shefit të tij, Aleksander Vuçiq, por trupat ushtarake të Beogradit nuk mund ta kalojnë, pasi KFOR-i, nuk e lejon këtë, dhe ende  nuk i ka kthyer përgjigje Serbisë rreth kërkesës për dislokimin e trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.  Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka dërguar shefin e shtabit të ushtrisë së Serbisë në kufirin me Kosovën. Detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë “të sakta, të qarta” dhe “do të zbatohen plotësisht”, tha gjenerali serb, Millan Mojsiloviq. Në Serbi vlerësojnë se situata në kufi është “e ndërlikuar dhe komplekse” dhe se “kërkon prezencën e ushtrisë serbe në periudhën e ardhshme”. Dy javë më parë Serbia ia dorëzoi zyrtarisht KFOR-it një kërkesë lidhur me dislokimin e deri 1.000 trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, por kërkesa ende nuk është marrë në shqyrtim.

Kontrolloni gjithashtu

Në vitin 2024 ka pas më pak raste të sëmundjeve malinje dhe beninje se sa në vitin 2023

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se në vitin 2024 ka …