Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia apelon sërish qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19

Bekim Haxhiu: Rikthimi i Arben Vitisë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është lajm i mirë për vendin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se me  riemërimin e Arben Vitisë, në krye të ministrisë së Shëndetësisë, vazhdon degradimi i shëndetësisë në pazar dhe interes të sektorit privat”, kështu ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Pyetja që i duhet bërë Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit? Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregojë se përse që tre muaj nuk është emëruar ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat?! Pas Raportit të Auditorit për vitin 2021 ku ishin gjetur afro 12 milion euro keqpërdorime në shëndetësi në kohen sa ky dikaster udhëhiqej nga Arben Vitia, riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë”, ka thënë deputeti, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …