leoni

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet si anëtare e përhershme e KS të OKB-së

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet si anëtare e përhershme e KS të OKB-së

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke argumentuar se prania “e paligjshme” e Moskës në OKB është shënjuar nga luftëra dhe pushtime të territoreve të vendeve të tjera. Ukraina u bën thirrje shteteve anëtare të OKB-së që t’i heqin Federatës Ruse statusin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ta përjashtojnë atë nga OKB-ja në tërësi”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme. Në deklaratë argumentohet se Rusia kishte pushtuar ilegalisht “selinë e BRSS në Këshillin e Sigurimit të OKB-së” që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në 1991. “Nga pikëpamja juridike dhe politike, mund të ketë vetëm një përfundim: Rusia është uzurpuese e vendit të Bashkimit Sovjetik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Tre dekada të pranisë së saj të paligjshme në OKB janë shënuar nga luftëra dhe pushtime të territoreve të vendeve të tjera”, tha Kievi.

Kontrolloni gjithashtu

Chris Murphy

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka paraqitur disa ide për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës

Senatori amerikan, Kris Marfii cili ka reaguar përsëri lidhur me situatën në veri të vendit …