KFOR-i ka publikuar një deklaratë pas protestave afër kufirit të Kosovës, në Jarinjë

Situata e krijuar në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen edhe në mesin e mediave ndërkombëtare

Situata e krijuar në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen edhe në mesin e mediave ndërkombëtare. Reuters i ka kushtuar tensioneve në Kosovë një artikull ku thuhet se vendi ka qenë prej vitesh një burim tensioni midis Perëndimit që mbështeti pavarësinë e saj dhe Rusisë e cila mbështet Serbinë. Në këtë shkrim thuhet se Kosova mbylli të mërkurën pikëkalimin më të madh kufitar me Serbinë pasi protestuesit e bllokuan atë në anën serbe për të mbështetur të afërmit e tyre etnik në Kosovë në refuzimin e njohjes së pavarësisë së vendit. Tensionet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë qenë të larta që nga muaji i kaluar kur përfaqësuesit e serbëve etnikë në veri të Kosovës u larguan nga institucionet shtetërore, përfshirë policinë dhe gjyqësorin, lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar targat e makinave të lëshuara nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …