Në rastin e Pantiqit ne nuk mendojmë se është përgjegjës Prokuroria, janë institucionet përkatëse, thotë, Jetish Maloku

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, në konferencën vjetore për medie, me ç rast ka  prezantuar  punën një vjeçare, ka komentuar edhe ndryshimin e masës së sigurisë për ish-policin serb, Dejan Pantiq. Ai tha se nuk është përgjegjësi e Prokurorisë të sigurojë sjelljen e Pantiqit para organeve të drejtësisë. Gjatë kësaj konference, Maloku tha se në vitin 2022, kanë shënuar efikasitet në luftim të korrupsionit dhe krimit ekonomik. Si sfida për këtë institucion, tha se ishte  dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit  është përgjegjësi e kryetares Vjosa Osmani. Në aspektin e të dyshuarit, Pantiq,  ne nuk mendojmë se është përgjegjës Prokuroria, janë institucionet përkatëse që ato ta sjellin dhe sigurojnë personin në fjalë….Sa i përket këtyre reagimeve që kanë dalur, ju sigurisht e keni pranuar një reagim tonë, ne aty kemi shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e çfarëdo ndërhyrje, që ne e shohim nga pushteti apo përfaqësuesit e shtetit, qoftë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor”, theksoi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …