AKB: Bizneset dhe Punëtorët e sektorit privat, humbës të vitit 2020 në Kosovë

AKB: Viti 2022 vit i turbulencave të thella ekonomike globale!

Aleanca Kosovare e Bizneseve mbajti konferencën përmbyllëse të vitit 2022.

Ku paraqiti te arriturat e AKB-ës ne fushat e promovimit, vetëdijesimit dhe rritjes ekonomike qe AKB e ka mision dhe synim prodhimtarin vendore.

AKB këtë vit shënoi 20 vjetorin e themelimit të saj dhe po ashtu i mbajti zgjedhjet ne gjitha nivelet e AKB-ës, ku mbi 70% janë zgjedh strukturat e reja, si dhe organizoi projektin tradicional Javët e bizneseve Kosovare 12-27 dhjetor 2022, me prezencën e shumë kompanive vendore.

AKB e vlerëson vitin 2022 si vit i turbulencave ekonomike globale , e cila e ka kapluar edhe Kosovën ku kjo krizë është reflektuar me ulje te thellë ekomomike nga 10.7% sa ishte në vitin 2021, tani sillet rreth 3% për këtë vit. Prandaj inflacioni rreth 20% e goditi edhe njëherë biznesin dhe qytetarin duke e devalvuar euron rreth 14%, e kjo ndikoj ne rritjen e çmimeve te produkteve mesatarisht 30 % kurse bankat komerciale rriten interesin rreth 6%, por edhe informaliteti shënoi rritjen rreth 35% duke përfshirë këtu edhe papunësinë e cila është mbi 35%, qe ndikoj edhe mungesa e investimeve kapitale , është rriti varfërinë rreth 23% te qytetarët të cilët jetojnë me pak se 2 euro ne vit.  Kosova po ashtu stagnoj edhe ne integrim ku nuk u anëtarësua ne asnjë mekanizëm ekonomik ndërkombëtar këtë vit.  Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, nuk u mbledhur asnjëherë edhe për kundër kërkesave dhe situatës se renduar ekonomike ne vend, po ashtu edhe dialogu social ekonomik stagnoj.

AKB rekomandon disa pika për tejkalimin e krizës dhe zhvillimin e vendit për vitin 2023.

  • Kosova të hartoj një strategji për të zhvilluar vendin
  • Për  ta luftuar informalitetin, sidomos Varfërinë në Kosovë e cila kap shifër  të madhe.
  • Te mbështetët ekonomia vendore me politika adekuate dhe vendimmarrje , e jo vetëm me konferenca
  • Të behët plotësim ndryshimi i legjislacionit në fushën e investimeve ne Republikën e Kosovës me procedura të shpejta  që ti lehtësohen investitorëve të huaj dhe vendor , për investime në Kosovë, ne bazë të kërkesave të investitorëve.
  • Te shitet thëngjilli apo të kompensohet  me rrymë sipas kërkesave te disa shteteve, e jo te blihet energji me para te gatshme te taksapaguesve kosovar.
  • Te lejohet shitja e thëngjillit për kompanitë dhe nevojat e tregut vendore ,sepse  doganës për  dy vite ne Kosovë janë importuar mbi 6 milion euro thëngjill, ndërsa Kosovës i  ″kalbet″ thëngjilli, ne anën tjetër prodhuesit vendor detyrohen te blejnë sidomos nga Serbia thëngjill me çmime shume me te larta e ne anën tjetër kompania Kosova thengjill  dhe prodhuesi KEK injoron kërkesat e bizneseve vendore e nuk i shesin thengjill.
  • Të funksionalizohet Këshilli Ekonomiko Social-KES,  në mënyrë të rritet dialogu në mes partnerëve social.
  • Të funksionalizohet Këshilli Kombëtarë për  Zhvillim Ekonomik, ku janë të përfshirë të gjithë faktorët kyç ekonomik të vendit.
  • Zbatimi i Pagës Minimale në Kosovë.

Urime festat e fundvitit, shëndet dhe vetem suksese për vitin 2023.

Kontrolloni gjithashtu

FSK: Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’

Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’ Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të …