leoni

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka vlerësuar se Qeveria duhet të ketë prioritet më të madh pushtetin lokal

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka vlerësuar se Qeveria duhet të ketë prioritet më të madh pushtetin lokal sepse dështimi i pushtetit lokal është dështim i Qeverisë. Gjatë intervistës për Kosovapres, ai ka theksuar se në vitin që lamë pas, komuna e Gjakovës nuk ka pasur mbështetje nga Qeveria e Kosovës. “Nuk kemi pas ndonjë mbështetje që mundet me u theksua, por unë e kisha formuluar pak më ndryshe këtë çështje për gjithë Kosovën. Qeverisjet nacionale dhe lokale janë të ndërlidhura për shkak se jemi në një vend dhe në një shtet, kemi ndërlidhje mes veti .Qeveria nacionale merr vendime të cilat kanë efekt për gjithë Kosovën, për të gjitha komunat dhe zakonisht matet prej marrjes së mandatit deri në fund të mandatit dhe nëse gjatë një qeverisje institucionet tjera, institucionet e pavarura por edhe komunat performojnë më mirë, ai është sukses edhe i qeverisë për shkak vendimeve që i ka marrë, mirëpo nëse një qeveri merr vendime e pas atyre vendimeve performanca e institucioneve tjera, edhe komunave bie, atëherë prapë i shkruhet qeverisë, jo vetëm komunave” ka vlerësuar mes tjerash, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …