Elmedina Ballazhi: Azem Kurtaj nuk është kriminel, nuk është si ata, ai ka gjak shqiptari!

Elmedina Ballazhi: Azem Kurtaj nuk është kriminel, nuk është si ata, ai ka gjak shqiptari!

Ata na kërcënojnë nuk reagojmë, ata gjuajnë mbi ne, prap nuk reagojmë, por qaq të poshtër jemi sa që pa e dëgju rrëfimin e ushtarit të FSK’së, ne “populli i dashur kosovar” ia bëmë gjyqin atij, e duke e sharë e ofenduar atë.

Pjestari i FSK’së, Azem Kurtaj nga Kaçaniku që u arrestua mbrëmë për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë, ka gjuajtur për vetmbrojtje pasi që është rrethuar nga disa serbë në atë pjesë siç raportohet deri më tani. Qëllimi i serbëve ishte që ushtarit të FSK-së t’i bëhej një video duke ia shqyer uniformën dhe duke e ofenduar atë. Por ai nuk e bëri e ruajti me nder gjakun e babait të tij, dëshmorit, Danush Kurtaj dhe uniformën e shenjtë të FSK’së. Por, menjëherë ka qenë reagimi i nënës së 11- vjeçarit, se ushtari kishte shtënë me armën e tij në asfalt dhe pastaj plumbi qorr ishte drejtuar tek 11 vjeçari, pra i demantoi gojligët.

Disa portale e disa kriminel e udbasha që nuk ia dojnë të mirën Kosovës dhe qasaj uniforme e kanë linçuar Azemin. TURP😶

A po ju kujtohet data 14 dhjetor 1998?

-Rasti Panda”, kishte ndodhur në qendër të Pejës, kur u vranë 6 të rinjë serbë, ndërsa për të askush nuk u dënua deri më sot, e fajin ua lan shqiptarve, për këtë rast të inskenuar nga ata psikopatët serb. Gjashtë persona kishin vuajtur burgun: Behar Bajri, Xhevdet Bajrami, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Agron Kollaqaku dhe Vllaznim Përgjegjaj.

Prandaj, ju të “dashur” populli jem rasti në Shtërpcë nuk kishte motive etnie. E as rasti në Kllokot. Ata e nisën fushatën ndaj nesh ‘kinse” ne jemi si ata, dhe prap po vazhdojnë me inskenime të kota, duke e luajtur viktimën para ndërkombëtarëve. Nuk jemi si ata, ruani identitetin SHQIPTAR!

Ata po e inskenojnë dhe do të inskenojnë edhe “Panda II”, “Panda III”, e kështë me radhë. Kthjelluniiiiii……

P.S: U harru rasti i Artan Zymberit të vrarë në një burg të Serbisë me 27 nëntor. Edhe rasti i arrestimit të Nezir Mehmetaj me 3 janar 2020, edhe shumë arrestime të shqiptarëve në burgjet e Serbisë. Po pra, u harruan.

(Autorja është gazetare. Ka qenë dëshmitare në Gjykatën e Hagës në rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt).

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Çka thanë avokatët: Mishetiq dhe Emmerson për dëshmitarin e Prokurorisë, Ramiz Qeriqi, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka deklaruar se Ramiz Qeriqi është i dyshuar për …