Peter Stano

Nesër pesë diplomatë nga Brukseli dhe Uashingtoni pritet të vijnë për vizitë zyrtare në Prishtinë dhe në Beograd

Nesër, pesë diplomatë nga Brukseli dhe Uashingtoni pritet të vijnë për vizitë zyrtare fillimisht në Prishtinë e pastaj edhe në Beograd. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dhënë detaje mbi vizitat e planifikuar në dy kryeqytetet, sot në një konferencë për media. Ai ka thënë se, në përpjekje për ta avancuar dialogun, emisari special i BE-së, Miroslav Lajcak, takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Lajcak, në këtë vizitë, do të shoqërohet nga këshilltari i presidentit francez, i angazhuar për dialogun Kosovë – Serbi; këshilltari i kancelarit gjerman, këshilltari i kryeministrit të Italisë. Me evropianë do të vijë edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka saktësuar Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …