Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime anonime me thirrje për protestë gjatë ditës së martë, në Prishtinë

Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime anonime me thirrje për protestë gjatë ditës së martë, në Prishtinë

Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime për thirrje për protestë gjatë ditës së marte.

 Protesta nuk dihet se nga kush po organizohet, por thuhet se po bëhet për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Sipas njoftimit, protesta do të filloj në sheshin e Prishtinës duke filluar nga ora 12:00. Ambasada amerikane e ka paralajmëruar  një takim me datë 31 janar, ku ka ftuar zyrtarët politikë, organizatat joqeveritare dhe eksponent të tjerë të politikës në Kosovë. Ky diskutim sipas ambasadës, po bëhet që “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja”.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …