leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ata ta që e paraqesin Asociacionin si çështje problematike, e bëjnë për të kundërshtuar marrëveshjen finale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur lidhur me diskutimet që do të zhvillohen rreth çështjes së Asociacionit, është  shprehur se këto diskutime kanë për qëllim të heqin barrierat drejt arritjes së marrëveshjes finale. Ai saktëson se  të gjithë ata që e paraqesin Asociacionin si çështje problematike, e bëjnë për të kundërshtuar marrëveshjen finale, e cila sipas tij ka për synim njohjen e ndërsjellë të Kosovës e Serbisë. Prandaj të gjithë ata nuk e kanë hallin tek Asociacioni, por duan që Asociacionin ta përdorin si mbulesë për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe. Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës. Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan”, shkroi Ramush Haradinaj, i cili është duke qëndruar për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqatat e Malazezëve nga Kosova Perper dhe Lovcen kërkojnë nga Malit të Zi të votojë pranimin e Kosovës në KiE

Shoqatat e Malazezëve nga Kosova Perper dhe Lovcen kërkojnë nga Malit të Zi të votojë pranimin e Kosovës në KiE

Shoqatat e Malazezëve nga Kosova Perper dhe Lovçen i bëjnë thirrje Qeverisë së Malit të …