Një alarm për sulm ajror është shpallur në tërë Ukrainën pasi Rusia nisi sulmet në jug dhe lindje të vendit

Forcat e ushtrisë ruse  goditën infrastrukturën jetike në Harkov, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dhe objektet e energjisë në Zaporozhia. Nga banorët është  kërkuar që të strehohen. Drejtuesi  i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha se po zhvillohet  një kërcënim i madh i sulmit me raketa. Sekretari i këshillit të qytetit të Zaporozhia-s, Anatoli Kurtiev, tha se qyteti ishte goditur 17 herë në një orë, gjë që ai tha se e bëri atë periudhën më intensive të sulmeve që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022. Në Harkov, autoritetet po përpiqeshin të përcaktonin numrin e viktimave dhe shkallën e shkatërrimit, me kryebashkiakun, Terekov duke thënë se mund të ketë ndërprerje në ngrohjen dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë. Analistët ushtarakë thonë se presidenti rus Vladimir Putin shpreson se mbështetja e Evropës për Ukrainën do të zbehet, pasi Moska besohet se po përgatit një ofensivë të re.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …