Aleanca ushtarake Veri-atlantike do të dërgojë pajisje anti-dron në Ukrainë
NAC_1

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në ditën e dytë të takimeve të tyre, në Bruksel, po diskutojnë për shpenzimet e mbrojtjes

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në ditën e dytë të takimeve të tyre në Bruksel po diskutojnë për  çështje të tilla si rritja e shpenzimeve të mbrojtjes dhe zhvillimi i kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes, si dhe mbështetja për Ukrainën, transmeton Anadolu. Sesioni i ditës së dytë të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s filloi me fjalimin e hapjes nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. tha se NATO teksa vazhdon mbështetjen e saj për Ukrainën që lufton kundër Rusisë, në anën tjetër ajo ka forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e saj. Ministrat sot miratojnë kuadrin politik rreth planifikimit të mbrojtjes”,  duke renditur edhe temat e tjera që të diskutohen në takimin e sotëm. Stoltenberg theksoi se këto tema janë zhvillimi i kapacitetit të industrisë së mbrojtjes për rritjen e prodhimit të armëve dhe municioneve, forcimin e mbrojtjes për infrastrukturat kritike përfshirë tubacionet dhe linjat e kabllove nën det si dhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga aleatët.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …