Mijëra qytetarë të vendit tonë dolën në sheshet e kryeqytetit të Kosovës për të shënuar 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Mijëra qytetarë të vendit tonë dolën në sheshet e kryeqytetit të Kosovës për të shënuar 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Mijëra qytetarë  të vendit tonë sot  kanë qenë të pranishëm me pjesëmarrjen e tyre në sheshet e kryeqytetit të Kosovës për të shënuar 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë si dhe për të parë nga afër parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës  dhe të Policisë së Kosovës. Me duartrokitje të qytetarëve dhe nën tingujt e orkestrës së Gardës së FSK-së, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës parakaluan me të gjitha njësitet, në manifestimin  tashmë tradicional kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Shtetit të dytë të shqiptarëve në Ballkan. 15 vjet më parë, Kosova shpalli pavarësinë dhe deri tani e kanë njohur 117 shtete të rruzullit, në mesin e të cilave shtetet më të mëdha dhe më me ndikim politik, ushtarak dhe ekonomik në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …