Largohet nga muri i Kuvendit të Kosovës dhe hidhet në kosh të plehrave posteri me fotot e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit

Largohet nga muri i Kuvendit të Kosovës dhe hidhet në kosh të plehrave posteri me fotot e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit

Në murin e objektit të Kuvendit të Kosovës sot ishte vendosur një poster me  fotot e ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të parë të  Shqipërisë, Ismail Qemali. Ndërkohë një person i panjohur posterin e afishuar e ka larguar  nga vendi ku ishte vendosur  dhe më pas e ka hedhur në koshin e plehrave. Në poster  Hashim  Thaçi dhe Ismail Qemali cilësoheshin si heronj të kombit shqiptar. Hashim Thaçi e kishte  shpallur  pavarësinë e Kosovës në vitin 2008  ndërsa Ismail Qemali  e kishte shpallur pavarësinë e Shqipërisë qysh në vitin 1912. “Heronjtë e kombit, shpallësit e Pavarësisë”, shkruhej në fotografinë e vendosur në murin e Kuvendit, e cila është larguar, pasi nuk ka qenë poster zyrtar i Qeverisë, të cilën nuk e kishte menduar as dizajnuar zyra e ministrit të Kulturës. Për më tepër  në këtë 15-vjetor, Ministria e Kulturës afishoi një logo të zbehtë me katrorë dhe katër ngjyra, nuk ku paraqitet asnjë  element i luftës dhe qëndresës për liri, por është një kombinim statik i  katrorëve që nuk rrezaton seriozitet, kujtesë historike, as rezistencë, por vetëm  për një  skicë nga ndonjë film  vizatimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …