Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa merr pesë paga mujore, në Qeveri, ASHAK, fakultet, honorare e mëditje

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar në faqen zyrtare, në internet, regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtareve të lartë publikë. Në këtë raport, pasuria e paluajtshme e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa kap vlerën në 503 mijë euro. 138 mijë euro në 180m2 në sipërfaqe të shtëpisë, ndërsa 365 mijë në 2.43 sipërfaqe hektar tokë. Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, shifra arrin vlerën në mbi 52 mijë euro. Në të hyrat vjetore, Mustafa i merr 16,173 euro pagë nga Qeveria e Kosovës, 15,439 mijë nga ASHAK, nga Fakulteti Ekonomik 3,736 euro, nga honorarët 3,736 dhe meditja nga puna në qeveri shifra arrin vlerën në 7,189 euro. Posedimi i aksioneve të kryeministrit në shoqëri komerciale arrin vlerën në 80 mijë euro. Edhe pse kryeministri nuk kryen asnjë punë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës Akademi kjo me anëtarësi partiake vetëm nga të LDK-së,  ai merr 15.439 mijë euro paga vjetore, ashtu sikur marrin edhe dhjetëra ‘akademikë” të kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …