leoni

Albin Kurti: Kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët ka obligim edhe shteti shqiptar

Albin Kurti: Kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët ka obligim edhe shteti shqiptar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri bashkë me deputetin e kësaj lëvizjeje, Albin Kurti kanë takuar kryetarin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me të cilin kanë biseduar lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, si dhe gjendjen e shqiptarëve në rajon. Në komunikatën e Vetëvendosjes bëhet e ditur se gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i saj Visar Ymeri dhe deputeti, Albin Kurti i kanë thënë kryetarit të Shqipërisë, Bujar Nishani se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët ka obligim edhe shteti shqiptar. Biseduam për nevojën e koordinimit të dy shteteve për çështjet rajonale, duke filluar nga mekanizmat për bashkëpunim ekonomik, të sigurisë dhe politikës së jashtme. Kemi ndarë shqetësimin mbi privatizimet e koncesionet që po e dëmtojnë ekonominë andej e këndej kufirit, duke shkaktuar papunësi e rënie të prodhimit vendor.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …