leoni

Gjykata Speciale nuk pranoi që Nasim Haradinaj të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Agronit

Gjykata Speciale nuk pranoi që Nasim Haradinaj të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Agronit

Në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit, dje iu dha lamtumira e fundit, ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj, vëllait të ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, të cilit Gjykata Speciale e cila nuk pranoi që ai të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjykata,  përmes një video-lidhje ia mundësoi Nasim Haradinajt ta ndiqte ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Agronit, i cili ka vdekur tri  ditë më parë. E pyetur nga gazetarët për këtë veprim të ngurtë zëdhënësja e  Gjykatës Special, Angela Griep tha lejohen vetëm rase  që kanë arsye bindëse humanitare., ndërsa nuk konsiderohet humanizëm pjesëmarrja e vëllait në varrim të vëllait të tij.  Ish-luftëtari, Agron Haradinaj ka vdekur të enjten pas përballjes me një sëmundje të rëndë shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …